Sindi tall përsëri Arjan Konomin: “Duket sikur nuk është i virgjër”

Sindi Loci ishte një nga konkurrentet më të komentuara në “Për’puthen”. Gjatë kohës që ishte në emision, ajo nuk i pati të pakta debatet, jo vetëm me konkurrentët por edhe me opinionistin Arjan Konomi. Por debatet mes tyre vazhdojnë.

Këtë të martë në programin “Abc e Pasdites” ishin të ftuara Sindi, Keisa dhe Flavia Loci, tre motrat që janë të njohurat në rrjetet sociale dhe në media.

Ndër pyetjet që u realizuan moderatori i pyet 2 motrat e Sindit se çfarë mendimi kishin për bërjen publike nga ana e Sindit që ishte e virgjër. Ato nënvizuan se po të ishin në vendin e saj do bënin të njëjtën gjë, do përgjigjeshin me sinqeritet. Ndërkohë mes Sindit dhe Arjanit duket se ka ende “mosmarrëveshje” sepse imitimet e saj e kanë bërë të reagojë.
“Gjërat duhen marrë me sportivitet se pastaj duket sikur është Arjani i virgjër nuk jam unë që i marr kaq personale gjërat”, tha Sindi duke qeshur.