Sindi shfaqet në krah të Atdheut, çka po ndodhë?

Sindi zbuloi ditën e djeshme se ka thyer disa prej rregullave të produksionit duke dalë jashtë me pjesëtarë të tjerë të emisionit, mes të cilëve është edhe Atdheu.
Pas kësaj, publikoi një video me Atdheun ku dukej se thumbonte hapur Rinianin, i cili në takimin 4 minutësh u shpreh se nuk ka tërheqje ndaj Sindit.

“Unë të vlerësoj shumë si person, por nuk mendoj se unë dhe ti mund të jemi çift jashtë këtij programi. Nuk e di si do e marrësh do e marrësh për keq, apo do vlerësosh sinqeritetin tim, por përveç shakave që i bëj me të gjithë, nuk do të thotë që nuk kanë vlerë batutat, sepse është një pjesë njohje që ti bën përmes një shakaje. Por jam shumë i sinqertë që nuk të shoh dot si partnere, përveç një miqësie. Nuk besoj që duhen 4 minuta që ta zgjasim. Më fal që jam kaq i drejtpërdrejtë dhe shpresoj që ta vlerësosh sinqeritetin tim”, u shpreh Riniani dhe në fund ata të dy i dhanë duart njëri-tjetrit në shenjë miqësie.

Në videon që shfaqet me Atdheun, i cili është duke kënduar, Sindi thumbon këdo që e refuzon.
“Refuzimi?! Çfarë?! Unë kam djalin më seksi duke kënduar vetëm për mua”, ka shkruar Sindi përkrah videos me Atdheun.
Më pas atë e ka ripostuar edhe djali nga Kosova, që ka shkruar: “Nuk kanë thënë kot kapu për rrënje jo për dege. Sindi Loci më e mira”