Simptomat post-covid te pacientët e shëruar, Lumani: Pasojat janë në të gjitha organet

Edhe pasi ta kalojnë Covid-19 qytetarët nuk shërohen plotësisht. Virusi korona lë pasoja të ndryshme muaj me radhë tek pacientët që kanë qenë të infektuar. Mjeku Sedat Lumani thotë se virusi nuk kursen asnjë organ dhe se të gjitha sistemet janë të rrezikuara. Por se pasojat ngelen te organi ku ka qenë më shumë i koncentruar virusi korona.

“Për fat të keq në popull dihet vetëm ajo se mushkëritë dëmtohen dhe se bie saturimi i oksigjenit, që nuk është e vërtetë vetëm ajo. I atakon sistemet kardiovaskulare, duke filluar prej enëve të gjakut, koagulimin e gjakut, vetë organin e zemrës mundet, e zë sitemin urologjik, siç janë veshkët, kanalet e urinës, atakon sistemin nervor qendror, sistemin nervor periferik dhe muskujt. Mundet njeriu të mos ketë asnjë simptom tjetër, vetëm dhimbje të muskujve dhe nyjeve”, deklaroi Sedat Lumani, mjek i përgjithshëm në Maqedoninë e Veriut.

Problem me shqisën e nuhatjes dhe shijen, dhimbje muskujsh, lodhje e probleme psikike janë vetëm disa nga post-Covid simptomat me të cilat përballen personat që tashmë zyratirsht e kanë kaluar Sars Cov2. Mjeku Lumani thotë se ka persona që përfundojnë me fatalitet disa muaj pasi mendojnë se janë shëruar nga covidi.

“Te shumë njerëz plogështia është shumë e theksuar për shkak të atakimit të sistemit lokomotor, domethënë eshtrat, muskujt, nervat periferike i dëmton të cilët humbin senzibilitetin dhe fortësinë e ekstremiteteve. Te dikush paraqitet një pasojë mjaft e rëndë iversibile e sistemit të frymëmarrjes, sidomos te ata që kanë qenë me pneumoni të rënda. Te një numër shumë më i madh, tek ata që ka atakuar sistemin nervor qendror bëhen më agresiv, më depresiv, domethënë kemi pasoja të sistemit nervor qendror”, deklaroi Sedat Lumani, mjek i përgjithshëm.

Sipas një studimi në Kinë mbi koronën, gati dy e treta e pacientëve të trajtuar në spitale, edhe gjashtë muaj pas sëmundjes akute, vuajnë nga simptoma të ndryshme. “Analiza tregon, se shumica e pacientëve, pas daljes nga spitali duhet të jetojnë të paktën me disa nga efektet e virusit dhe nënvizojnë nevojën e një kujdesi post-COVID-19, veçanërisht për ata që kanë kaluar infeksion të rëndë”, thotë Bin Cao, një nga autorët e studimit dhe zëvendësdrejtor i Qendrës Kombëtare Klinike për Sëmundjet Respiratore