Simovski: Regjistrimi në interes të qytetarëve, bojkoti dëmton procesin

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave nuk komenton zërat për anulimin e procesit të regjistrimit në vend, megjithatë thekon rendësin e këtij procesi statistikor për qytetarët. Ai u shpreh i prerë se nuk do të komentoj deklaratat politike të partive politike në vend, por se do të zbatoj Ligjin për regjistrimin e popullsisë.

“Ne apelojmë që ta marrin këtë operacion me shumë seriozitet. Shfrytëzimi i këtyre të dhënave është në interes të krijimit të politikave për vetë qytetarët. Shfrytëzimi i këtyre të dhënave është në interes të qytetarëve. Kemi ligj ku është përcaktuar afati për realizimin e regjistrimit dhe ne duhet ta respektojmë atë ligj”, tha Apostoll Simovski, drejtor i Entit Shtetëror për Statistikë, sipas të cilit bojkoti eventual shkon në dëme të vetë qytetarëve.

“Çfarëdo qoftë bojkoti apo hezitim për të dhënë të dhënat është në dëm të vetë qytetarëve dhe shtetit. Apeloj deri tek të gjithë që të marrin pjesë në regjistrim, sepse ky proces është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e vendit si në aspektin ekonomik ashtu edhe fushat e tjera”, tha Simovski.