Simovski: Nga nesër pres një milion të regjistruar në regjistrimin e popullsisë

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika deklaroi se regjistrimi i popullsisë po zhvillohet me intensitet të mirë dhe pa probleme. Ai shprehet i bindur se do të përfundojë me sukses regjistrimi i popullsisë më 30 shtator.

“Deri dje janë regjistruar 800.008 qytetarë, ndërsa nga nesër presim që ky numër të jetë një milion. Numri i atyre që refuzojnë është gati aspak, ndërsa pas bisedimeve, shumica prej tyre po nënshkruhen. Ata që bëjnë thirrje për bojkot në rrjete sociale nuk mendojnë mirë për shtetin”, tha Simovski.

Simovski kishte takim edhe me komisioni regjistrues si dhe me kryetarin e Dibrës, Hekuran Duka.
“qëllimi i vizitës sonë ishte që nga afër të njoftohemi për aktivitetet e regjistrimit në rajonin 24, që përfshin komunën e Dibrës dhe Zhupës. Mund të them se regjistrimi po zhvillohet sipas dinamikës së planifikuar”, tha Simovski.