Simovski: Diaspora do të regjistrohet, deklaratat e Mickoski për politikë ditore

Deklaratat e kreut të VMRO-DPMNE-së, se mërgata nuk do të regjistrohet por do të evidentohet, nga drejtori i Entit shtetëror për Statistika, konsiderohen si lojëra për pikë politike ditore. Drejtori Apostoll Simoski, thotë se Ligji dhe Metodologjia e qartësojnë saktë se shtetasit që jetojnë jashtë vendit regjistrohen. Ai madje nënvizon se në Statistikë aspak nuk ekziston fjala evidentim.

Tani ajo që në esencë ndodh në opinion është politikë ditore. Ne aspak nuk ka intereson politika ditore, nga cilado qoftë strukturë politike. Askush nuk mund t’i ndalojë se si të veprojnë, por rregullat janë vendosur edhe me Ligjin edhe me Metodologjinë dhe ne nuk do të lëvizim asnjë milimetër nga ata rregulla… Porosia ime nuk është deri tek partitë politike por deri tek qytetarët që të mos i dëgjojnë subjektet politike të cilat kanë qëllime politike ditore për të realizuar, ndërsa për këtë e shfrytëzojnë regjistrimin – deklaroi Apostoll Simovski, Enti Shtetëror për Statistika.

Megjithatë, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristojan Mickovski, mbetet në qëndrimin e tij se nuk do të pranojë regjistrimin e qytetarëve që e kanë lëshuar vendim më gjatë se një vit. Ai thirret në metodologjinë e Eurostat, por jo edhe në Ligjin dhe Metodologjinë për regjistrim në vendin tonë, e cila metodologji po ashtu është aprovuar nga Eurostat.
Të gjithë ata të cilët gjatë regjistrimin janë jashtë shtetit, ndërsa nuk e kanë çlajmëruar vendbanimin në 12 muajt e fundit, po, mund ta përdorin regjistrimin online, të tjerët jo.

E për mua nuk është gjithçka e njëjtë, nëse Prodhimi Bruto Vendor prej 11 miliardë eurove, do ta ndaj me popullatën rezidente e cila krijon atë numër, ose do ta ndajë me regjistrin e shtetasve të cilët krijojnë Prodhim Bruto Vendor në shtetet ku jetojnë. Këtë nuk do ta pranoj – tha Hristijan Mickovski, VMRO-DPMNE.
Ligji për Regjistrim për vitin 2021 edhe metodologjia, e shpjegojnë qartë se popullsia jorezidente regjistrohet. Neni 6 i ligjit saktëson qartë: se në Regjistrim do të përfshihen:

Neni 6 (Ligji për Regjistrim)
1. Personat – shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët kanë vendbanim ose vendqëndrim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pa marrë parasysh nëse në momentin e Regjistrimit gjenden në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose jashtë vendit,
Ndërsa në pikën 5 të Metodologjisë për Regjistrim, potencohen qartë tre kategori të cilat përfshihen në regjistrimin e vitit 2021.
1. Popullsia e plotë rezidente.
2. Popullsia jo e plotë rezidente
3. Popullsia e plotë e regjistruar, e cila do të jetë kategoria që do i përshijë në një vend të gjithë qytetarët e regjistruar, pa dallim nëse janë rezident, ose diasporë.