Silvio Berlusconi – Ylli më i ri i Tik Tok


Ish-kryeministri italian po i bashkohët liderëve të tjerë që kanë hapur llogari në Tik Tok. Politikani më i njohur në Itali, Silvio Berlusconi i është bashkuar Tik Tok. Ish-kryeministri 85-vjeçar ka pafund mundësi për të përhapur mesazhin e tij, pasi ai zotëron gjigandin mediatik “Mediaset’, si dhe kompaninë më të madhe botuese në vend, “Mondadori”. Por Tik Tok i jep atij një mundësi për t’u angazhuar me një audiencë tjetër më të re.

Në videon e tij të parë dhe deri tani të vetme, ish-kryeministri shpjegon se në këtë platformë janë mbi 5 milionë qytetarë italianë nga ku dhe 60% prej tyre janë nën moshën 30 vjeç. Në video, Berlusconi thotë se dëshiron të flasë për tema që janë më afër partisë së tij Forza Italia dhe për çështje që shqetësojnë italianët. Vlen të theksohet se zgjedhjet në Itali do të mbahen më 25 Shtator dhe shumë liderë politikë po i bashkohen Tik Tok për të ndarë mesazhet e tyre dhe për t’u bërë thirrje votuesve për të votuar për partitë që ata përfaqësojnë./Klan News