‘Sikur doli nga Për’puthen e u bë këngëtare.’ Tayna dështon keq në këngën e re, fillon me sponsorizime në rrjetet sociale

Mbrëmë në mesnatë, ashtu siç kishte paralajmëruar, Tayna lançoi këngën e saj më të re në Youtube, të titulluar “Taka”.
Veshja e saj në videoklip si personazhi ‘Cruella’ në filmin “101 Dalmatët” bëri zhurmë në media e rrjete sociale, ndërsa kënga po pritej me padurim e kuriozitet të madh.

Mirëpo pas lançimit, komentet e fansave nuk ishin siç priteshin. Duket se kësaj here, reperja e shumë hiteve nuk i përmbushi pritshmëritë e ndjekësve të saj, të cilët u shprehën se kishin pritur më shumë prej saj.

Një pjesë shkruanin se i mungonte Tayna e vjetër me tekstet e bukura dhe stil në të kënduar, ndërsa të tjerë e krahasuan me personazhet e “Për’puthen”, shumica e të cilëve pa talent, i janë futur muzikës.

Si duket dështimi nga kjo këngë e ka bërë që këngëtarja të sponsorizoj këngën e saj nëpër rrjetet sociale.