Sigurimi shëndetësor privat në rritje, i mbulon edhe shpenzimet për Covid-trajtim

Me fillimin e pandemisë, veçanërisht në gjysmën e parë të vitit, shtohet edhe interesi i qytetarëve për sigurim shëndetësor privat i cili i mbulon shërbimet shëndetësore edhe në spitalet private. Në vetëm 6 muajt e parë të këtij viti, 10 kompani sigurimi kanë lidhur 9.870 marrëveshje për sigurim shëndetësor privat të 38.365 personave.

Për këtë qëllim të siguruarit kanë investuar 232,5 milionë denarë për periudhë 6-mujore, kurse dëmshpërblimet e paguara për sigurim shëndetësor privat kanë arritur deri në 1,5 milionë euro.
Nga kompanitë e sigurimeve konfirmojnë se ka rritje të interesit për sigurim shëndetësor privat dhe se ky produkt i ri është sfidë për ta, por shtojnë se nuk kanë përfitim të madh, sidomos gjatë kohës së pandemisë.

Shuma e dëmshpërblimeve të paguara bruto tashmë arrin 5% e dëmshpërblimeve të përgjithshme të paguara, që është një rritje serioze në biznesin e sigurimeve. Në 6 muajt e parë të këtij viti, kompanitë e sigurimeve që shesin polica për sigurim shëndetësor privat kanë realizuar pagesë për 9.144 kërkesa për dëmshpërblim ndaj të siguruarve të tyre. Dëmshpërblimi më i lartë individual i cili është paguar, kurse i mbuluar nga sigurimi shëndetësor privat është 610.000 denarë (10.000 euro).