Sigurimi i një klubi nate në Gjakovë e bënë për spital klientin, pamje shqetësuese


Mbrëmë në një nga diskotekat në qytetin e Gjakovës ka ndodhur një përleshje fizike.

Në një video të publikuar nga “Insajderi” shihet se të përfshirë në këtë rrahje janë disa klientë dhe pjesëtarët e sigurimit të diskotekës “HangOver”, teksa në një moment punëtorët e sigurimit e sulmojnë njërin nga klientët.

Sipas burimeve të “Insajderi” personi i cili u rrah nga sigurimi i lokalit “HangOver” në Gjakovë, ka përfunduar në spital, me lëndime serioze trupore. https://www.youtube.com/watch?v=KLOo_efd9fA&t=1s