Sigurimi i Çulevit kërcënon gazetarin Furkan Saliu: Do të përdorim forcë! (VIDEO)

Bashkëpunëtorët e ministrit të Brendshëm teknik Naqe Çulev nuk e kanë lejuar gazetarin Furkan Saliu, që t’i afrohet kryeshefit të policisë për ta intervistuar. Madje, njëri nga pjestarët e sigurimit i është kërcënuar gazetarit shqiptar duke i thënë se, mund të përdor forcë nëse nuk i bindet urdhërave të tij për tu larguar nga vendi ku ndodhej ministrit Çulev, i cili po tentonte t’i shmagej pyetjeve të gazetarëve. Ngjarja ndodhi gjatë shënimit të Ditës e Policisë. Pas kësaj ngjarje skandaloze, gazetari Furkan Saliu, ka shkruar në rrjetet sociale se nuk e ka ndërmend të frikësohet nga kërcënimet. “Disa pjesëtarë të MPB-së të cilët nuk ishin në uniformë, flisnin në mes vete se si duhet dikush të më mësojë leksionin, kështu që nëse ndodh që të jem i sulmuar, organizatorët do të dihen”, shkruan Saliu.

Postimin e plotë te gazetarit Furkan Saliu, mund ta lexoni më poshtë.

Eh bre njerëz, nëse doni të më frikësoni, dërgoni ndonjë burrë më të madh, e jo këtë Sanden dhe ekipin e tij
Do të përdorni forcë? Hah, unë largohesha i mavijosur nga pres-konferencat e grujos, e të nesërmen isha i pari në ngjarje, bile para ******* të tij
E mbaj mend këtë Sande Sminjanov se si ishte kur u ndërrua pushteti… Si një qengj i vogël.
Si jeni, a jeni mirë, a është toni mirë, a jeni gati ?
Sande i vërtetë doli kur u kthyen njerëzit e tij
Fakti që është punësuar në kohë kur aty ka qenë Çavkov dhe se ka bashkëpunuar me të me shumë gjasa ka lënë edhe gjurmët e veta
Përse nuk e kuptoni se regjimi nuk është më ?
E keni patjetër ta kuptoni se më nuk mund të kërcënoni
E keni patjetër ta kuptoni se nga tatimi im i merrni pagat
E keni patjetër ta kuptni se asnjëherë më nuk do të lejojmë regjim
BTË, disa pjesëtarë të MPB-së të cilët nuk ishin në uniformë, flisnin në mes vete se si duhet dikush të më mësojë leksionin, kështu që nëse ndodh që të jem i sulmuar, organizatorët do të dihen