Si u zgënjyem nga kjo OJQ pa J!

Bjondina Sherifi:
Tashme gati nje vit, ne Maqedonine e Veriut te rinjeve iu dha mundesia te jene pjese e nje organizate joqeveritare e njohur si LDA ku deget e saj zgjerohen ne Shqiperi, Kosove, Maqedonine e Veriut dhe Mal te Zi. Qellimi i kesaj organizate eshte trajnimi dhe mundesia e te rinjeve ne zhvillimin e tyre per udheheqje.

Si te zhvillohesh si udheheqes dhe anetar i kesaj organizate kur pikerisht ata, te terheqin zvarre?
Po shprehim shqetesimet e tona sepse disa individe u ndane te zhgenjyer nga kjo organizate, le te mos perfshijme teresisht organizaten meqe bordi kryesor i kesaj organizate, individet qe u larguan i injoroi teresisht, ata dhe shqetesimet e tyre.

Pikerisht ne kohen kur duhej te zgjedhej bordi udheheqes, Ceo dhe pozitat tjera qe kerkoheshin per kete organizate, filluan shqetesimet dhe largimet e shume anetareve te kesaj organizate joqeveritare, mirepo çuditerisht te perfshire ne politike.

Kusht per te qene pjese e udheheqesise se organizates, ishte mos perfshirja e individeve ne politike apo kyqja ne ndonje parti politike, e qe pikerisht ne fund te dites, ata te cilet ishin me keso tipare, morren pozitat e larte permendura.

Cka eshte konkretisht kjo organizate jo qeveritare? Nje OJQ pa J?
Si mundet te kerkohen kushte te tilla, te veprohet kinse ne menyre apolitike dhe te behen manovrimet qe behen permbrenda nje fushate elektorale politike?

Shantazhe, manipulime per vota dhe partizim i tepruar. Nje unitet ku punohet dhe vendoset koke më vete, e qe transparenca per selektimet e pozitave eshte zero. Te rinjte e Maqedonise se Veriut meritojne dhe duan me shume per vullnetin qe kane nuk u duhet hijezim i bukurise me gjeste te shemtuara. Jemi nje grup te rinjesh shumë ngjyrësh, me ide te ndryshme e me perspektiva unike, qe eshte mekat te zhyten ne spiunime, jo seriozitet dhe presion ne ndrrime pozitash.

Ne fakt, ne nuk duam asnje pozite, sepse luften per pushtet e kemi ne politike dhe prandaj shpresojme tek OJQ-te e ndryshme. Ne duam ndryshim. Nese Leadership Development Association Balkan , ka si qellim udheheqjen, atehere ne kete po japim kundrejte jush. Po udheheqim drejte se ndritures dhe te drejtes se rinise shqiptare.