Si u ndryshua pika e marrëveshjes ku bëhet fjalë për shfrytëzimin e Liqenit të Ujmanit

Njëra ndër pikat për të cilat është diskutuar më së shumti rreth marrëveshjes Kosovë – Serbi për normalizim ekonomik ka qenë pika ku flitet për shfrytëzimin e Liqenit të Ujmanit. Por si ndryshoi kjo pikë me këmbënguljen e delegacionit të Kosovës?

Në një draft të siguruar, shkruhet: “Të dyja palët do ta ndajnë Liqenin e Gazivodës si burim i besueshëm për furnizim me ujë dhe energji”.

Sidoqoftë, në marrëveshjen përfundimtare, kjo pikë u modifikuar dhe tash thuhet: “Të dy palët do të bien dakord të punojnë me Departamentin e Energjisë në SHBA dhe subjekte të tjera të qeverisë së SHBA-ve në një studim të fizibilitetit për qëllimet e ndarjes së Liqenit së Gazivodës/Ujmanit, si burim i besueshëm i ujit dhe energjisë.”

Kreu partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, njëherësh pjesë e koalicionit qeverisës në vend, disa ditë më parë i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, që në marrëveshjen që pritet të nënshkruhet pas pak në Shtëpinë e Bardhë në Ëashington midis Kosovës dhe Serbisë, të mos përfshihet Liqeni i Ujmanit