Si u mashtrua i riu, në emër të një shoqate bamirësië! (FOTO-FAKTE)

Një mashtrim i rradhës është denoncuar në Pa Censurë, nga personi N.A i cili në muajin janar ka rënë pre e mashtrimit nga një shoqatë bamirësie.

Shoqata në fjalë ka kërkuar nga personi me iniciale N.A, që të bëhen miq në rrjetin social facebook, pasi ka pranuar miqësinë ka vazhduar kjo bisedë:


 

Pasi janë dakorduar për të vajtur në Gjermani, kanë bërë një takim për t’u shkuar për në ambasadën e Gjermanisë që të marrin edhe vizën. Por gjatë rrugës personi në fjalë që është paraqitur në emër të shoqatës dhe që ka deklaruar se do t’i ndihmojë, në fakt është vetë personi që menaxhon me shoqatën (që në bisedat më lartë, i referohet si “me vëllaun tonë që do të takohësh”).

Pas takimit në Shkup, personi në fajlë ka bashkë me N.A kanë vazhduar për në kafene, atje janë dakorduar që të shkojnë në ambasadën e Gjermanisë dhe të marrin vizë pasi, sipas mashtruesit gruaja e tij punon tek kjo ambasadë dhe pikërisht në sektorin ku merren vizat. Pasi portali Pa Censurë e ka identitetin e mashtruesit, u interesuam dhe rezultoi se bashkëshortja e tij nuk është e punësuar në ambasadë.

Pas takimit në kafene, merren vesht që e gjitha do të kap koston prej 100 eurove, por fillimisht do të duhet të fotografohet personi N.A në një foto studio. Para se të futet në foto studio N.A, i akuzuari ka marrë paratë dhe telefonin nënë pretekstin se nuk ka kredi në telefon që të kumunikojë me bashkëshorten e tij e cila punon në ambasadë. I akuzuari i merr telefonin bashkë me 100 euro dhe largohet. I shqetësuar për mashtrimin që ju bë menjërerë rastin e paraqet në stacionin policor të Bit Pazarit.

Por sot kanë kaluar katër muaj dhe nga policia nuk kemi asnjë reagim, as nuk e kanë gjetur të akuzuarin dhe as nuk dhanë asnjë informatë kur nga stafi i Pa Censurë u interesua se pse nuk është ndërmarrë masa për këtë denoncim.

Ne e kontaktuam edhe vetë të akuzuarin dhe biseda e tij është shumë komfuze. E kemi kontaktuar me një sërë profilash në facebook, por në secilin prej tyre kishte nga një deklaratë tjetër. Në një pjesë të porfilave kërkonte që të bashkëpunojë për t’i dërguar përsëri në Gjermani.
Biseda që bëri profili i Pa Censurë është kjo:

Pas disa çastesh jemi bllokuar në të gjithë format e komunikimit që kemi tentuar për të komunikuar me të akuzuarin.
Kërkuam nga MPB që të na japin detaje se pse nuk kanë marrë masa ende për këtë rast.
Kujtojmë se MPB deri më tani ka zbuluar më pak se 10% të denoncimeve.