Tërmeti katastrofal që goditi Shkupin në vitin 1963, për shqiptarët ishte më shumë se një katastrofë natyrore. Në vitin 2013, me rastin e 50 vjetorit të kësaj ngjarjeje të dhimbshme, histoiani i njohur nga Shkupi, Skender Hasani, kishte nxjerr në dritë disa dokumente që, sipas tij, dëshmonin se në atë kohë autoritetet shtetërore, përveç përpjekjeve për të rimëkëmbur qytetin, hartuan edhe projekte për dëbimin e shqiptarëve nga Shkupi, me qëllim ndryshimin e strukturës etnike dhe fetare të popullsisë.
Këto dokumente, Asani i kishte shpalosur para kamerës së televizionit Top Channel. Kronikën e përgatitur para nëntë vitesh, nga Zyra e Top Channel në Shkup, me të dhënat dhe deklaratat e kreut të Shoqatës së historianëve shqiptarë në Maqedoni, në atë kohë, Skender Hasani, mund ta ndiqni më poshtë. VIDEO