Si t’ju themi lamturimë drejtor?!


Shkolla Zef Lush Marku:

SI T’JU THEMI LAMTUMIRË DREJTOR?!

Lajm i trishtë dhe i hidhur për të gjithë ne si Institucion Arsimor, ShMQSh” Zef Lush Marku”- Shkup.
I njoftojmë të punësuarit, nxënësit dhe të gjithë dashamirët e Arsimit, se sot papritmas ndërroi jetë Drejtori i shkollës sonë FARUK ZEQIRI.

Në emër të Stafit të Shkollës i shprehim ngushëllime të gjithë familjarëve, të punësuarve, nxënësve, dhe dashamirëve të tij dhe arsimit në Shkup e më gjerë.
“Zoti të shpërbleftë për punën dhe të gjitha veprat që lë pas”!
Për informata tjera plotësuese do t’ju njoftojmë përsëri.