Temperatura është e lartë kur është 37.8C, apo më shumë. Një temperaturë si kjo ndodh kur trupi është duke luftuar ndonjë infeksion – jo vetëm koronavirusin
Ftohja, gripi dhe COVID-19 shkaktohen nga viruse të ndryshëm, por mund të kenë simptoma të ngjashme.
Mund të jetë e vështirë të caktohet se cilin mund ta keni. Shumica e njerëzve që janë të sëmurë me koronavirus do të kenë së paku një nga këto simptoma kryesore:
– temperaturë të lartë
– kollitje të re të vazhdueshme
– humbje apo ndryshim të shijes së të nuhaturit apo të të shijuarit
Pra, çka ju duhet të dini rreth simptomave të tjera që mund t’i keni gjatë muajve të ardhshëm?
A do të thotë se kam koronavirusin nëse kam temperaturë?
Temperatura është e lartë kur është 37.8C apo më shumë. Një temperaturë si kjo ndodh kur trupi është duke luftuar ndonjë infeksion – jo vetëm koronavirusin.
Më së miri është të përdoret termometri për ta matur. Por në rast se nuk keni, kontrollojeni, nëse ju apo personi tjetër, ka të nxehtë kur prekni pjesën e gjoksit apo shpinës.
Edhe pse temperatura është simptomë kryesore e koronavirusit, mund të jetë edhe grip apo infeksion tjetër.
Temperatura e lartë nuk është karakteristikë për ftohjen.
Nëse keni temperaturë, caktojeni terminin për test të koronavirusit – mund ta përdorni shërbimin online 111 për koronavirusin nga NHS-ja.
Çka tregon kollitja?
Nëse jeni të ftohur apo me grip, gjithashtu, mund të keni simptoma si kollitja së bashku me simptoma të tjera.
Gripi zakonisht vjen papritur dhe simptomat zakonisht manifestohen me dhimbje muskujsh, ethe, dhimbje koke, lodhje, dhimbje fyti dhe rrjedhje apo bllokim hundësh, së bashku me kollitje. Ndiheni më keq sesa kur jeni keq të ftohur.
Ftohjet priren të zhvillohen më shumë gradualisht dhe janë më pak të rënda, edhe pse ju bëjnë të ndiheni keq. Bashkërisht me kollitje mund të keni teshtitje apo dhimbje fyti apo rrjedhje hundësh. Temperatura, ethet, dhimbjet e muskujve e të kokës janë të rralla…