Si të shikoni “Story-t” në Instagram në mënyrë anonime

Nëse dëshironi që të mbeteni anonim në Instagram, veçanërisht kur shikoni ‘story-t’ e të tjerëve, ky tekst është për ju. Opsioni Stories në Instagram është jashtëzakonisht i popullarizuar në platformën sociale sepse përdoruesit mund të postojnë foto dhe video që zhduken pas 24 orësh. Por si të veproni kur doni të hapni ‘story-n’ e një personi që nuk e ndiqni dhe nuk dëshironi që emri juaj të shfaqet në listën e emrave që e kanë parë postimin? Ka një zgjidhje të thjeshtë për këtë.

Hapni Instagramin në mënyrë që aplikacioni të përditësojë story-t më të fundit. Më pas, shkoni te paneli i njoftimeve dhe aktivizoni “Airplane Mode”. Më pas mund t’i shikoni në mënyrë të sigurt të gjitha storie-t në mënyrë anonime. Vetëm mos harroni se do t’ju duhet të mbyllni aplikacionin përpara se të fikni “Airplane Mode”. Ekziston gjithashtu një opsion që lejon t’i shihni story-t. Ndër më të njohurit janë AnonIGViewer dhe StoriesDown. Por, ky truk funksionon vetëm nëse profili është publik./abcnews.al