“Si shoqëri e frustruar seksualisht, na nevojiten 10 Fjolla Morina”

Ardit Ramadani

Si shoqëri e frustrume seksualisht dhe të mbyllur deri në skaj na nevojiten 10 Fjolla Morina edhe jo vetëm nji në mënyrë që tna shëroje injorancën. Po hajt Pashë Zotin mos shitni moral në rrjetet sociale sikur shumë ju ka tmerru veshja e saj. Po ku ka gjë më të bukur se trupi nudo i një gruaje? Po ti nxjerni syzat e patriarkatit do shifnit art dhe diçka të bukur, jo diçka tmerruese. Mos i mësoni fëmijët se trupi i tyre nuk duhet shfaqur dhe se është diçka shumë intime, boll ua shpërlatë trurin vajzave të reja duke ua imponu një kulturë Arabe.

Sa për fëmijët, cili prind leshi ka leju që fëmija i tij të shkojë në koncerte verore e aq më pak në orrë të vona? Ne t’gjithë e dijmë se Fjolla Morina nuk është këngëtare por performuese, siç është Madonna e shumë tjera që nuk kanë zë por në një formë arrijnë ta argëtojnë publikun. Andaj fëmijët skanë çka lypin në koncerte me performuese dhe show-girls.