Si reagoi Lionel Messi kur zyrtari për Topin e Artë u kërkoi Antonelas dhe fëmijëve të ndaheshin nga ai (VIDEO)

E hëna ishte një ditë historike për Lionel Messin pasi ai mori trofeun e tij të shtatë të Topit të Artë.
Argjentinasi ia doli të mposhte Robert Leëandoëskin dhe Jorginhon për t’u shpallur fituesi i çmimit më të madh individual për vitin 2021.
Messi mori pjesë në ceremoni së bashku me gruan e tij, Antonela, dhe tre djemtë e tyre, Thiago, Mateo dhe Ciro.

Sigurisht që pas mbërritjes në event ka pasur shumë vëmendje te Messi dhe familja e tij.
Një moment që përfshin argjentinasin para se të zinin vendet e tyre është bërë virale. Familja e tij po pozonte për foto kur një zyrtar i France Football u duk se donte që Antonela të qëndronte mënjanë.
Duket se qëllimi i regjisorit ishte që Messi të pozonte i vetëm, pa fëmijët dhe gruan e tij.

Antonela u dashtë të largohej së bashku me fëmijë nga i kënd ku bëhej fotoja, derisa 34 vjeçari nuk lejoi që një gjë e tillë të ndodhte.
Ylli i PSG-së thirri gruan e tij dhe vazhduan të fotografoheshin si familje.
Videoja është bërë virale me shumë njerëz që lavdërojnë Messin për veprimin e tij.