Si planifikon Gjermania të legalizojë kanabisin?

Qeveria gjermane po planifikon të legalizojë kanabisin. Kjo është zbuluar nga një dokument i ministrit të shëndetësisë Karl Lauterbach , nga media gjermane RND. Legalizimi i kanabisit për përdorim jomjekësor është përfshirë edhe në marrëveshjen mes partnerëve qeveritarë.

Sipas dokumentit, planifikohet të dekriminalizohet blerja dhe mbajtja e deri në 20 gram kanabis për të gjithë personat mbi 18 vjeç ndërsa do të lejohet kultivimi i deri në dy bimëve kanabis për përdorim personal. Por sasia nuk duhet të kalojë 15%, për të shmangur dëmtimet e trurit theksohet në këtë dokument.

Rregullore e veçantë do të bëhet edhe për pikat e shitjes së produkteve të kanabisit. Do të vendoset një distancë minimale nga shkollat ​​dhe ambientet për fëmijët dhe adoleshentët, ndërkohë që po shqyrtohet mundësia e shitjes nga farmacitë. Kërkesa për këtë lëndë narkotike do të duhet të plotësohet vetëm nga prodhimi vendas, pasi importet janë të ndaluara. Tashmë një plan në letër por pritet që të jetë gati për votim në parlament deri në fund të vitit.

Vlen të theksohet se shumica e landeve në Gjermani tashmë nuk ndjekin penalisht asnjë qytetar për posedim të një sasie të vogël, por kanabisi konfiskohet. Në disa vende si Portugalia apo pjesë të Spanjës, konsumi është i dekriminalizuar, pra lejohet për konsum personal ndërsa shtete të tjera si Malta apo Luksemburgu po planifikojnë aktualisht legalizimin./Klan News