Si pasojë e vërshimeve, nderron jetë kaçanikasja në Gjermani

Një vajzë me prejardhje nga Kosova ka vdekur si pasojë e vërshimeve që ndodhën ditëve të fundit në Gjermani.
Bëhet fjalë për Vanesa Koxha, e cila është me prejardhje nga Kaçaniku.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët në rrjetin social ‘Facebook’.
MPJD përgjatë ditës ka deklaruar se nuk ka marrë konfirmim edhe për vdekjen e dy bashkatdhetarëve nga vërshimet në Gjermani.

Dje në media është raportuar se ka të vdekur nga Kosova, si pasojë e katastrofës natyrore në Gjermani.
“MPJD është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet gjermane përmes Ambasadës së Kosovës në Gjermani, dhe deri në këto momente ende nuk ka marrë konfirmim nga autoritetet përkatëse lidhur me dyshimet për humbjen e jetës së dy bashkatdhetarëve”, u tha në përgjigje.