Si ndodhi aksidenti me 18 të lënduar në Klinë? Policia tregon shkakun

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka treguar arsyen e aksidentit në Grabanicë të Klinës ku u lënduan 18 persona.

Sipas policisë, deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull nga pakujdesia ka goditur 3 vetura duke lëvizur në kahjen e kundërt, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu është bërë e ditur se në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar 18 persona, tre prej tyre fëmijë.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME /Fsh. Grabanicë, Klinë , 20.03.2022-19:00. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër (4) vetura. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur tri vetura të cilat ishin duke lëvizur në kahjen e kundërt. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar 18-persona (meshkuj dhe femra kosovarë), tre prej tyre fëmijë të moshave të ndryshme. Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor, ku shtatë prej tyre janë ndaluar për trajtim mjekësorë, ndërsa të lënduarit tjerë (11) pas tretmanit mjekësor janë liruar. Rasti është duke u hetuar. /Lajmi.net/