Si ndikon xhenxhefili në shkrirjen e dhjamit në trup


Xhenxhefili, si një përbërës i recetave dhe çajrave, mund të mbrojë organizmin nga dhjami i tepër si dhe ndaj sëmundjeve kronike. Sipas të dhënave, konsumimi i xhenxhefilit është një metodë e zgjuar dhe e thjeshtë parandaluese e shumë problemeve.
Një nga shqetësimet që nuk po i kushtohet shumë vëmendje është pikërisht tretja. Mjekë dhe studiues të ndryshëm kanë vërtetuar se tretja është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës apo dhe përkeqësimit të simptomat e diabetit e tipit 2.

Si ndikon xhenxhefili në organizëm
Arsyeja se pse xhenxhefili është ushqimi ideal për eleminimin e dhjamit në organizëm, vjen si pasojë e fotoenzimave dhe antioksidantëve të shumtë që ai përmban. Këto dy substanca luajnë rolin kryesor në djegien e dhjamit, tretjen e karbohidrateve dhe sekretimin e insulinës, përveç të tjerave. Gjithashtu xhenxhefili ka aftësi parandaluese për inflamacionin, uljen e kolesterolit dhe tensionit të gjakut, si dhe formimin e kalcifikimeve në kapilarë dhe arterie.

Cila është mënyra e duhur për ta konsumuar?
Nuk është fare e rëndësishme. Mund ta pini si çaj, ta konsumoni si erëz, apo dhe të përfshirë nëpër gatimet tuaja, efekti do të jetë i njëjti. Në momentin që xhenxhefili bie në kontakt me enzimat tretëse të stomakut, fillon të përshpejtojë tretjen me 30%. Pasi substancat e tij përthithen nga organizmi, fotoenzimat nxisin djegien e dhjamit dhe heqin ndjesinë e urisë. Duke qenë se masa e dhjamit dhe yndyrnave në trup bie, ka një ndryshim të dukshëm në nivelet e kolesterolit.

Xhenxhefili dhe shëndeti i organeve jetësore
Të dhëna nga studime të ndryshme, ku AgroWeb.org bazohet, tregojnë dhe funskionin e xhenxhefilit për ekuilibrimin e tensionit të gjakut. Aftësitë e tij antioksiduese dhe anti-inflamatore bëjnë të mundur shkrirjen e yndyrnave që grumbullohen në kapilarë dhe arterie. Kjo rezulton në një qarkullim gjaku më të mirë, dhe si pasojë zemra është e mbrojtur. Një tjetër pasojë positive që ka xhenxhefili në organizëm është pikërisht shkrirja e dhjamit që krijohet rreth organeve. Diçka e tillë lehtëson dukshëm funksionin dhe përmirëson shëndetin e tyre. Gjithashtu xhenxhefili lehtëson dhe dhimbjet muskulare. Duke qenë se përmirëson qarkullimin e gjakut, muskujt furnizohen më mirë me oksigjen. Por jo vetëm, kjo erëz lufton inflamacionin e tyre dhe nxit rigjenerimin e qelizave muskulare./AgroWeb