Si ndahen 4 miliardë eurot e parapara në buxhetin 2021? Përgjigjet Fatmir Besimi


“Për dallim nga vitet tjera, në vitin 2021 për investimet kapitale nga buxheti i shtetit janë planifikuar 9.4%. Dallimi në krahasim me vitin aktual (2020) është 26.2%”. – kështu deklaroi në Click Plus, Fatmir Besimi, Ministër i financave.

Besimi tha se 15% e buxhetit është paraparë për rroga dhe pjesa më e madhe e buxhetit është për transferet sociale që shkojnë për fondin pensional.
Ndërkaq sipas Besimit, 31.4 miliard denarë janë ndarë për administratën.