Si mund t’i ktheni buzëqeshjen dikujt që po kalon kohë të vështira?

Ju e dini se dikush që keni përzemër po kalon një kohë të vështirë, nuk është në humor apo ka një problem të caktuar. Doni t’i shkruani diçka për t’i bërë të ndihen mirë, por nuk dini se çfarë.
Ekspertët aprovojnë këto mesazhe dhe thonë se mbi të gjitha, është e rëndësishme t’i vini në dijeni se jeni aty për njerëzit që doni.

1.”Të prezantoj: 10 gjërat që vlerësoj më shumë tek ty:”

2.”Ke qenë aty për mua kur nuk isha mirë, prandaj të lutem më thuaj për çdo gjë, që të ta kthej nderin në çdo mënyrë. Të dua shumë.”

3.”Më thuaj nëse ke dëshirë të vish nga shtëpia ime, të porosisim ndonjë gjë dhe të përqafohemi pak.”4.”Kur edhe unë isha pak a shumë si ty javën e kaluar, fillova të bëja ecje çdo ditë dhe më ndihmoi shumë.”

5.”E di që po kalon shumë gjëra dhe është e vështirë, të mendoj vazhdimisht. Mos u shqetëso, do t’ia dalësh.”

6.*Dërgo një foto për të qeshur*

7.*Dërgo një meme*
8.”Desha të të rikujtoj që je shumë e bukur, jashtë dhe brenda. Dhe që gatuan picat më të mira.”

9.”Sapo dëgjova këngën tonë t preferuar.” *dërgo këngën*

10.”M’u kujtua atëherë kur ne…dhe po shkrihem së qeshuri.”

11.”E di që po kalon një periudhë të vështirë. Është normale të qash dhe të çlirohesh, apo të bësh çfarëdo që ke nevojë. Jam vetëm një telefonatë larg.”

Përgatitur nga psikologët klinikë dr. Tari Mack, Sabrina Romanoff dhe terapisti i familjes, Alex Ly.