‘Si mund të kishte finale pa mua’, Arjola u drejtohet banorëve

Arjola të premten ka marrë një surprizë të madhe nga Top Channel-i. Ajo është bërë me një apartament në një nga lagjet më të mira të Tiranës. Ndërkohë ajo ishte e eleminuara e së premtes.
Por përtej kësaj nata e së premtës ishte nata e Arjolës, pasi ajo u kthye sërish në shtëpinë e BBV-së me biletën e kthimit.

E sot ajo e ka diskutuar sërish këtë gjë. Sipas saj e gjithë loja ndërroj teksa biletën e kthimit e mbante ajo pasi ishte bileta e fundit dhe nëse ajo nuk do e kishte, njëri nga banorët e tjerë do e kishte një shans të dytë. Madje në formë shakaje ajo u drejtua banorëve se si do të kishte finale pa të. Arjola është konsideruar njëra ndër lojtaret kompetente për të fituar çmimin e madh./Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/CZpaDcml3Dx/?utm_source=ig_embed&ig_rid=5c4a381c-9143-4d51-8c2f-23f5417c5597