Si mund ta kuptojmë nëse jemi spi*unuar përmes Whatsapp?

Hulumtuesit kanë zbuluar se sp*yware, një term anglisht për softuer spi*unazhi, mund të instalohet në pajisjet Android dhe iOS me vetëm një telefonatë nëpërmjet Whatsapp.

‘Infeksioni’, shpjegojnë hulumtuesit, ndodh edhe nëse objektivi nuk i përgjigjet thirrjes. Për të kuptuar nëse ju jeni nënshtruar një mase survejimi përmes të njëjtit lloj su*lmi, duhet të keni vënë re në të kaluarën disa thirrje “të çuditshme” në Whatsapp.

Siç u përmend më lart, su*lmuesit kanë qenë prej kohësh në gjendje të transferojnë sp*yware duke përdorur funksionin e thirrjes së aplikacionit të mesazheve të menjëhershme. Sipas studiuesve, regjistri i thirrjeve shpesh është anuluar sapo ka ndodhur ‘infeksioni’: në këtë rast e vetmja mënyrë për ta vërejtur do të kishte qenë kapja e thirrjes në momentin që ka ndodhur.