Një punëtor teknik është sulmuar nga dy maturantë të shkollës “Ymer Prizreni” në Prizren, pas moslejimit që të ikin nga ora.
53-vjeçarit iu shkaktuan lëndime në fytyrë nga grushtet, si pasojë e të cilëve ka marrë edhe tretman mjekësor.
Për nxënësit, shkolla ka marrë masën e pezullimit, teksa deklarojnë se njëri prej tyre ishte i njohur si problematik, e tjetri jo, ani se ishte nxënës përsëritës.
Me rastin po merren edhe organet e rendit, teksa Drejtoria e Arsimit ka marrë vendim për transferimin e tyre në shkollën “Abdyl Ramaj” në Shirokë të Suharekës.