Si i kaloi “Njeriu i Sharrit” 4 ditë pushime në Shqipëri me vetëm 40 euro? (VIDEO)

Në verë, ne edhe nëse s’kemi mundësi zhytemi në borxh për të shkuar në pushime në vendet bregdetare. E luksi atje të nxë frymën, disa prej nesh madje edhe nuk përmbahen. Turqia është destinacioni i cili mbushet me shqiptarë të cilët nuk mungojnë të dëfrehen në shërbime ultra all inkluziv. Por, a do t’a kishit menduar një pushim në tendë me një kavanoz ajvar, një kilogram speca dhe një kilogram domate!? Kuptohet që tek shumica prej jush është e pa besueshme, por ja që është e vërtetë. Arsim Idrizi i njohur ndryshe si “Njeriu i Sharrit”, me vetëm 40 euro kaloi 4 ditë në plazh.

Epo, se si ja doli Arsimi nuk mund as ne ta kuptojmë, por një gjë mund të mos e harrojmë, nëse dëshiron mund të bësh gjithçka. Arsimi me dy fëmijët e tij dhe gruan, kaloi pushimet për vetëm 40 euro. Epo “nëse ende nuk beson, provoje” thotë Arsimi, i cili me videot e tij ka arritur të bëhet shembull kundër luksit dhe të jetuarit në bazë standardeve që kemi apo siç thotë populli ndryshe “Shtrij këmbët aq sa të mbërrin jorgani”.