Si i gjurmoni ushtari ukrainas forcat ruse përmes kufjeve të tij që iu vodhën nga trupat pushtuese

Një burrë ukrainas ka gjurmuar rivendosjen e forcave të Vladimir Putinit nëpërmjet një palë kufjesh pa tel të vjedhura prej tij nga trupat pushtuese. Sipas medieve të huaja, Apple AirPods të Vitaliy Semenets u vodhën nga shtëpia e tij në Hostomel, afër Kievit, menjëherë pas fillimit të luftës derisa Rusia u përpoq të merrte kryeqytetin ukrainas.

Që atëherë, ai ka përdorur Find My – një veçori për gjurmimin e vendndodhjes në dispozicion në të gjitha produktet e Apple – për të ndjekur trupat në tërheqjen e tyre 885 kilometra në të gjithë vendin.
Derisa ushtarët rusë u tërhoqën nga Kievi këtë muaj, Semenets ndoqi kufjet e tij në hartat në internet derisa ato u dërguan përtej kufirit në Bjellorusi, duke përfunduar pranë qytetit të Gomel.

Javën e kaluar AirPods – të cilat kushtojnë deri në 200 funte – kishin arritur në Belgorod, një qytet në Rusi ku Putin po grumbullon trupa për një sulm në rajonin lindor Donbas të Ukrainës. Aplikacioni Find My i Apple mund të gjurmojë pajisjet që mungojnë përmes Bluetooth ose nëse ato lidhen me internet.
“Falë teknologjisë, e di se ku janë AirPods-et e mia tani. Ato u morën nga rusët nga shtëpia ime në Hostomel”, ka shkruar Semenets në Instagramin e tij.