“Kur mësova isha e shokuar”! Si është të jesh prind i një fëmije që i takon komunitetit LGBT?

Prindër i një fëmije që është pjesë e komunitetit LGBT, mbrëmë për herë të parë para kamerës foli publikisht për këtë temë. E pyetëm – përse këtë vendim e ka marrë pikërisht tani?
“Thjesht do të them se kam dëshirë dhe obligim të flas dhe t’i inkurajoj edhe prindërit e tjerë të fillojnë të flasin hapur mbi këtë temë dhe njëkohësisht të tentojmë të bëjmë diçka që duhet – grupe për mbështetje. Do të doja që ky të jetë hapi i ardhshëm i cili do të ndërmerret”, tha Sllavica Gajdaxis Knezheviq.

Mirjana dhe Gjorgji janë nga Maqedonia ndërsa jetojnë në Australi. Në “Click Plus” rrëfyen për djalin e tyre i cili është pjesëtar i komunitetit LGBT.
“Përvoja jonë është pak ndryshe. Me djalin tonë biseduam për orientimin e tij seksual që nga adoleshenca e tij. Kur na tha se është homoseksual, ai ishte në vitet e hershme të adoleshencës dhe duke marrë parasysh faktin që jetojmë në një vend të zhvilluar, ai nuk pësoi trauma, nuk u ballafaqua me probleme”, u shprehën Mirjana dhe Gjorgji.

Sllavica jo vetëm që ka fëmijë i cili është pjesëtar i komunitetit LGBT por tashmë 30 vjet punon me persona me orientim të ndryshëm seksual.
“Ai kishte 20 vjet kur ma tregoi këtë, studionte jashtë vendit dhe unë i shkova në vizitë, deri ditën e sotme e mbaj mend reagimin tim dhe më vjen shumë keq për shkak tij, për shkak se ai është fëmijë i mrekullueshëm dhe nuk meriton reagim të tillë prej meje. Unë isha e shokuar”, shtoi Sllavica Gajdaxis Knezheviq.

Mysafirët në Click Plus, gjendjen aktuale në arsimin si dhe pranimin e personave LGBT e vlerësuan si katastrofike, ndërsa i përshëndetën reformat për sjelljen e arsimit seksual që nga mosha më e hershme.