Ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka njoftuar se janë përgatitur listat e punonjësve shëndetësor dhe të sëmurëve kronikë që do të jenë të parët që do të vaksinohen kundër COVID-19. Ministri Filipçe informoi se në bazë të planin nacional për imunizim të popullsisë, vaksinimi do të kryhet në tri faza, përcjell INA.
Faza e parë
Në fazën e parë do të bëhet vaksinimi i punonjësve shëndetësor që janë në linjën e parë të ballafaqimit me virusin, të moshuarit me rrezik të lartë të zhvillimit të virusit, gjegjësisht persona të moshave mbi 70 vjeç.
Faza e dytë
Në fazën e dytë është paraparë vaksinimi i grupeve të të moshuarve me rrezik të lartë të përcjelljes së virusit, atyre që kanë komplikime, dhe që nuk janë planifikuar në fazën e parë, gjegjësisht persona të moshave nga 65 vjeç.
Në këtë fazë janë paraparë edhe persona të moshave 20 – 65 vjeç me sëmundje dhe komplikime shëndetësore, punonjës shëndetësore me rrezik të ulët të përcjelljes së virusit, punonjësit nëpër institucionet arsimore, pra ata që janë të përfshirë në mësimin fizik dhe të punësuarit nëpër çerdhet e fëmijëve.
Faza e tretë
Në fazën e tretë është paraparë vaksinimi i grupeve të tjera për rikthimin e normalitetit, ku fillimisht radhiten: të punësuarit e tjerë në arsim, grupet sociale si dhe qytetarët të moshave prej 30 – 64 vjeç.
Për realizimin e vaksinimit do të shfrytëzohen kapacitetet e tanishme të infrastrukturës shëndetësore dhe kuadri që deri tani merret me vaksinim.
Përkundër këtyre planeve, deri tani nuk ka asnjë vaksinë të mbërritur, ndërsa Qeveria ka premtuar se nga java tjetër mund të vijnë vaksinat, pasi që paralajmëruar muaji shkurt