Si është gjendja e fundit shëndetësore e Muhamed Zekirit, pasi doli pozitiv me koronavirus?

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri që së bashku me bashkëshorten dhe foshnjen 3 muajshe dolën pozitiv me koronavirus theksoi se gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Zekiri bashkë me familjen para tre ditëve janë hospitalizuar dhe se ka simptoma të dobëta.

“Kam temperaturë, dhembje të koskave, humbje të shijes dhe se këto janë disa nga simptomat”, theksoi Zekiri për “Fokus”.

Ai shtoi se gjatë tërë orës policore as që ka pas leje për lëvizje, apo ka shkelur ndonjë nga masat për ndalimin e lëvizjes së lirë. Zekiri ka shtuar se dalja e parë nga shtëpia ka qenë për Bajram dhe se ka pasur takim vetëm me familjen më të ngushtë. (INA)