Si erdhi deri te su*lmi ndaj Xhavit Drenorit, Policia jep detaje

Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e Iniciativës Qytetare “Green për Drenas”, Xhavit Drenori është su*lmuar dje gjatë ditës. Për këtë rast ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari dhe vi*ktima kanë pranuar tretman mjekësor.

“Gllogoc, 19.10.2021-13:12. Vi*ktima mashkull kosovar ka njoftuar se është takuar me të dyshuarin mashkull kosovar për të biseduar për një rast të mëhershëm. Gjatë bisedës i dyshuari ka sulmuar vi*ktimën. I dyshuari dhe vi*ktima kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Për këtë rast ka folur dje edhe vetë Drenori. Ai ka thënë se është su*lmuar nga djali i prokurorit Ibrahim Berisha.
“Po, është e vërtetë që jam su*lmuar. Jam sulmuar nga djali i prokurorit Ibrahim Berisha. Jam në stacion, s’mundem me fol më shumë”, ka thënë Drenori.

Drenori disa herë ka përmendur emrin e prokurorit të Themelores në Prishtinë, si pengesë për t’u hetuar pretendimet ndaj kryetarit aktual Ramiz Lladrovci për keqpërdorime në Drenas. Madje ai akuzonte Lladrovcin se ia ka punësuar të renë prokurorit Berisha.
Ndryshe, në zgjedhjet e së dielës në Drenas, Drenori është renditur i katërti. Ai ka marr 4.04 përqind apo 897 vota.