Si e komentoni këtë fotografi? A mendoni se gati të gjitha veturat e kosovarëve e rrjedhin vajin?

Faqja “Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë” në llogarinë e tyre në “twitter” kanë publikuar fotografinë e parkingut të një prej qendrave tregtare më të mëdha në Prishtinë.
Në këtë fotografi shihet parkingu i pothaujse i zbrazur plotësisht, derisa vërehet qartë sasia e vajit që ka mbetur në asfalt nga makinat që parkohen çdo ditë aty.

“Vaji i veturave ne parking te Albi tregon sa te mirbajtura janë veturat qe qarkullojnë rrugëve ne Prishtine dhe Kosove”, kanë shkruar nga kjo faqe.