Marrja me një kafshë shtëpiake është jashtëzakonisht një përgjgjësi e madhe, imagjinoni të keni mijëra kafshë për t’u kujdesur. Kjo është jeta e Wen Junhong, e cila e ka marrë përsipër t’u japë kafshëve të braktisura dashurinë që meritojnë, duke u siguruar atyre një strehë dhe një vend në zemrën e saj.
Shtëpia e saj është e mbushur me kafaze. 68-vjeçarja Znj. Wen Junhong zotëron një shtëpi 2-katëshe dhe çdo dhomë është e mbushur me kafaze! Sipas saj, ajo shpëtoi qenin e saj të parë mbi 20 vjet më parë dhe nuk është ndalur që nga ajo kohë. Familja e saj tani përbëhet prej 1,300 qen, 100 mace, 4 kuaj dhe disa zogj e lepuj. Ajo zgjohet në 4 të mëngjesit çdo ditë. Wen ngrihet vërtet herët në mëngjes për t’u përgatitur për ditën e saj.
Ajo pastron të gjitha kafazet që shpesh janë plot me mbeturina, pastaj gatuan një përzierje perimesh, mishi dhe orizi për kafshët, rreth 500 kg (1102 l) ushqim. Wen shiti apartamentin e saj dhe mori një hua për të paguar shpenzimet për kafshët Kujdesi për kaq shumë kafshë nuk është shaka. Për të përmbushur nevojat e tyre, Wen, e cila dikur ishte teknike mjedisore, shiti apartamentin e saj.
Ajo gjithashtu ka marrë një hua dhe po përdor kursimet dhe pensionet e saj të jetës për t’u siguruar që kafshët e braktisura të kenë mundësi për ushqim dhe strehim. Ajo shpreson që një ditë njerëzit do të trokasin për t’i birësuar. Numri i kafshëve nën kujdesin e Wen po rritet ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz po braktisin qentë e tyre. Për ta ndihmuar atë, ajo ka një staf prej 6 personash, por gjithsesi, është vetëm çështje kohe para se të mbarojë hapësira e nevojshme për strehim.
Për të mos përmendur, që për shkak të ankesave nga fqinjët, ajo tashmë është zhvendosur 6 herë. Ndërsa interesi për mbajtjen e kafshëve shtëpiake po rritet në Kinë, Wen shpreson që njerëzit do të fillojnë të birësojnë ‘foshnjat’ e saj në mënyrë që kafshët të mund të zhvendosen në shtëpitë e tyre përgjithmonë dhe të jetojnë të lirë.