Si Dr. Valon Asani i shpëtoni jetën prindit tim, ku të tjerët e lanë në mëshirë…

10:15, 23 mars, 2022 – Babi im pëson sulm në zemër. E dërgojmë në #SpitalineTetovës.
Menjëherë merret në sallën e operacion dhe i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Pas ndërhyrjes, shtrihet në spital.
22:30, 23 mars, 2022 – Babait tim i përkeqësohet gjendja dhe mami im vrapon të kërkoj ndihmë nga mjeku kujdestar… E tani fillon golgota e vërtetë.
#Mami: Doktor pacienti nuk është mirë ka djers të ftohta dhe shtrëngime në frymëmarrje dhe dhimbje
#MjekuKujdestar : Nuk është pacient i imi, është dashur të vini këtu njëherë
Mami: Kemi ardhur me urgjencë se kish sulm në zemër
Mjeku kujdestar: Çfarë ka lidhje
Në ndërkohë, derisa po zhvillohej debati mes nënës time dhe mjekut, babai im pëson sulm në tru… Edhe sot, një muaj më vonë, e pyes vetën: Nëse do të kishte reaguar mjeku kujdestar në kohë, ndoshta babai im nuk do të pësonte edhe sulm në tru. Por mos më shumë, një dozë e vogël e optimizmit dhe kurajës më vinte nga fakti se ai ende ishte gjallë. E gjallë e mbanin aparatet në të cilat ishte vendosur. Për këtë e kuptoja vetëm unë në atë spital si duket… Fatkeqësisht, këtë nuk e kuptonin ata që më së shumti janë të thirru që të kujdesen për babën.
#UNË: Pacientit i është ndalur aparati i zemrës
#INFERMIERJA: Eeee edhe punë e madhe
UNË: Po nuk është në rregull
INFERMIERJA: Nuk ja mban shpirtin aparati
UNË: Çfarë flet eja shihe

Infermierja: S’ka lidhje shko ty do vij
Një punonjës mediatik, që në dorë e ka një fuqi të madhe, si mikrofonin edhe kamerën, i ndodhë kjo dhe stafi mjekësor nuk i jep pesë pare… Paramendoni se nëpër çfarë vuajte kalon qytetari i thjeshtë i këtij vendi?!
Nga kjo distancë kohore, vetëm mund ta falënderoj Zotin që ia mundësoi babës që të shohë edhe një herë dritën me sy dhe Dr. Valon Asanin, që nuk pyeti se as kush është pacienti, e as nuk pyeti se a është në orar të punës apo jo, por erdhi, hyri në sallën e operacioneve dhe e shpëtoi edhe një jetë.

Mjekë, motra dhe staf i nderuar i Spitalit të Tetovës,
A nuk është motiv i mjaftueshëm për ju shpëtimi i jetës i një qytetari?
Mantili i bardhë është mburrje, krenari por në të njëjtën kohë, është i bardhë dhe mund të njolloset shumë lehtë!