Si do të zhvillohet mësimi këto muaj të valës së virusit, ja Carovska çfarë thotë!


Ministrja e Arsimit, Milla Carovska e vlerëson stabile gjendjen me virusin korona në të gjitha shkollat.
Prandaj, Carovska tha se procesi mësimor do të vazhdoj të realizohet sipas skenarit të parë, mësim me prezencë fizike.

Duke shtuar se nxënësit janë të sigurt në shkollë, ministrja e Arsimit tha se për çdo ndryshim të mundshëm do të koordinohen me Komisionin për Sëmundje Infektive dhe Ministrinë e Shëndetësisë.
Gjithashtu, ajo shtoi se numri I rasteve pozitive tek nxënësit është nën 1 % ndërkohë që 75 % e mësimdhënësve tashmë janë vaksinuar./alsat