Si do të udhëtojmë me avion pas pandemisë?

Nga Roma kanë filluar fluturimet drejt SHBA-së dhe Azisë, duke mos respektuar asnjë distancim social mes pasagjerëve. Janë të pakta fluturimet në këtë kohë, por parashikohet që me rifillimin e tyre biletat nga Italia në Londër apo në kryeqytete të tjera evropiane mund të kushtojnë deri në 50 euro.
Para COVID-19 udhëtohej edhe me 5 apo 10 euro një drejtim. Disa shtete e kanë vendosur tashmë me ligj që në aeroplan do të mund të ketë vetëm pasagjerë vetëm ata që janë negativ me COVID-19, gjë që mund të kthehet në ligj kudo, bashkë me maskat e dorezat e detyruara. I vetmi diskutim i hapur është lënia bosh e sediljeve të mesit, e kundërshtuar fort nga kompanitë me çmime të lira deri para periudhës se coronavirusit.

Për biletat e prera tashmë ato po refuzojnë rimbursimin e pasagjerëve të prekur nga anulimet duke ju ofruar mundësinë e ndryshimit pa kosto shtesë të datave në 12 muajt në vijim. 12 vende në të gjithë Evropën kërkuan që rregullat e BE-së të lejojnë që linjat ajrore t’u sigurojnë udhëtarëve me kuponë në vend të rimbursimit për fluturimet e tyre të anuluara, në përpjekje për të shpëtuar kompanitë e aviacionit nga pasoja e krizës coronavirus.