Si do jetë himni i shqiptarëve në Malin e Zi?

Shqiptarët në Malin e Zi kanë mundësi që të përdorin himnin kombëtar dhe për këtë më shumë detaje ka dhënë në studion e Report Tv, gazetari Marash Dedvukaj. Ai ka sqaruar se ky himn do të ketë melodinë e himnit të Malit të Zit, por teksti do të jetë i përgatitur nga shqiptarë.

“Teksti do jetë ai që do e dërgojmë ne. Ne nuk do të prekim tekstin e tyre, as ato tonin. Do u dërgojmë variantin e tekstit tonë. E njëjta muzikë, por teksti do ndryshojnë”, tha Dedvukaj.

Ai ka theksuar se vendimi i qeverisë malazeze është pritur mjaft mirë nga shqiptarët, të cilët deri pak ditë më parë janë dënuar nga gjykata për përdorimin e simboleve kombëtare