Si arriti të bëhet Sasho Mijallkovi një nga personat më të pasur në Maqedoni?

Prona e ish-drejtorit të DSK-së Sasho Mijalkov është misterioze siç është edhe pozicioni që ai mbajti për tetë vjet në Drejtorinë e Sigurisë dhe Kundërzbulimit. Publiku gjithmonë dinte pak për mënyrën se si Mijalkov i fitonte paratë e tij dhe u bë një nga biznesmenët më me ndikim, dhe në të njëjtën kohë mbante pozitë në administratë. Pas largimit nga funksioni në DSK, publiku mbeti pa informacione se çfarë ka deklaruar në listën anketuese, sepse udhëheqësia e atëhershme e Antikorrupsionit vendosi që ai të ishte dokument sekret.

Sipas asaj që mund të gjendet në internet dhe në raportet e disponueshme gazetareske në vitet e fundit, Mijallkov në vitin 2015, para se të largohej nga detyra, deklaroi pronë, bizhuteri, makina, piktura, armë etj, të gjitha në vlerë prej dy milion eurosh. Kjo është një milion më shumë sesa ajo që e deklaroi kur e mori detyrën.

Prona e paraqitur e Sasho Mijallkovit
Në vitin 2015 ka paraqitur pronë prej 2 milionë euro
Banesë në Pragë prej 200.000 euro
Aksione prej 150.000 euro
Pronar i dy kompanive në Maqedoni
Pjesëmarrje në kompani të huaj

Në listën e fundit anketuese ka paraqitur banesë në Pragë prej 200 mijë eurosh, aksione në vlerë prej rreth 150 mijë euro si dhe informacion se është pronar 100% i dy kompanive në vend dhe se ka pjesëmarrje në kompani të huaj. Në opinion, Mijallkov jo- formalisht lidhet me hotelin “Meriot” që u ndërtua në Qendër të Shkupit gjatë qeverisjes së Nikolla Gruevskit, por edhe se eventualisht ka biznese me sigurim, patundshmëri dhe industri të naftës.

Që kur u bë drejtori i DSK-së në vitin 2006-të, opozita e atëhershme LSDM aku*zonte se Mijallkov nëntë muaj ishte vonuar me dorëzimin e listës anketuese. Atëherë, anti- ko*rrupsioni e publikoi dhe në të mund të shihet se ka paraqitur banesa, garazh dhe hapësirë afariste në Shkup në vlerë prej 640 mijë euro, më pas shtëpi në Shtip prej 50 mijë eurove, aksione dhe pjesëmarrje prej 360 mijë euro, ar*më, stoli dhe piktura prej rreth 90 mijë euro si dhe dy makina “Mercedes”. E tërë kjo është larg shumës prej 10,8 milionë euro që i ka ofruar për të dalë nga parabu*rgimi.