Shyhrete Behluli habit me deklaratën: Me pëlqejnë shumë reperët, krejt i dëgjoj


Këngëtarja e njohur e cila është një ndër artistet që mbanë skenën muzikore shqiptare tash e sa vite, Shyhrete Behluli së fundmi ka folur rreth preferencave të saja muzikore, ku deri diku dha dhe një deklaratë të papritur, raporton Sinjali.

Ajo u shpreh se pavarësisht se i takon dhe përfaqëson një zhanër tjetër të muzikës, pëlqen shumë edhe zhanrin rep, e sidomos ashtu siç e krijojnë reperët kosovarë për të cilët tha se i dëgjon të gjithë.

Qëta të rinjtë krejt më pëlqejnë, krejt i dëgjoj, pa marrë parasysh a më pëlqen naj këngë e tyre a jo, por në përgjithësi reperat tonë më pëlqejnë se janë shumë të mirë, kanë kongë të mira. Pa marrë parasysh çka unë jam, çka unë transmetoj te publiku, unë çdo gjë e dëgjoj, se m’pëlqen. M’pëlqen me dëgju edhe zhanre tjera, sidomos kongë të reperave kosovarë që janë”, u shpreh ajo.