“Shvercerat” dhe “Ballistët” do ta zgjasin dorën e pajtimit në Prekaz


Do të merr fund sherri ndërmejt dy tifo grupeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut, “Shvercerave” dhe “Ballistëve”. Sipas informacioneve jo zyrtare, të dyja grupet do të zgjasin dorën e pajtimit në Prekazin legjendar të Adem Jasharit këtë të diele. Iniciativën e pajtimit e kanë marrë dy hoxhallarët Halil Kastrati dhe Fatmir Latifaj me qëllim që të ndalohet përleshja ndërmjet dy tifo grupeve që viteve të fundit edhe nisi ti tejkalojë kufijtë. Kujtojmë së ndeshjen e fundit të luajtur ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës, takimi u ndërpre për shkak të incidenteve në ndodhura në Çair dhe skuadra kuqezi mori ndeshjen me rezultat zyrtarë në tavolinë.