Shumica e shteteve te EU vendosin kontrolle nëpër kufij

Për shkak të presionit të madh të emigrantëve dhesituatës në Lindjen e Mesme, gjithnjë e më shumë vende po vendosin ose vazhdojnë kontrollet kufitare në kufijtë e zonës Shengen.

Austria vendosi kontrollet kufitare me Slloveninë dhe Hungarinë në vitin 2015 dhe të hënën informoi Komisionin se ato do të vazhdojnë deri në maj të vitit të ardhshëm. Të mërkurën vendosi kontrolle edhe në kufirin me Republikën Çeke, pasi Gjermania vendosi të vendosë kontrolle kufitare me Poloninë dhe Zvicrën dhe të zgjerojë kontrollet kufitare me Austrinë. Kontrollet në kufijtë e brendshëm të zonës Shengen kryhen edhe nga Danimarka, Franca, Norvegjia dhe Suedia.