Shumica e lokaleve në Ohër dhe Strugë nuk respektojnë masat

Pronarët e objekteve gastronomike në qendrat tona më të mëdha turistike verore, në Ohër dhe Strugë, thonë se do të jetë e vështirë të punohet nën masat kufizuese. Disa nga kafenetë dhe restorantet në ditën e parë nuk u hapën aspak.

Njerëzit janë të lumtur që më në fund mund të ulen dhe të pinë kafe. Përsëri ka kufizime. Për momentin, kapaciteti jonë është ulur në një të tretën e kapacitetit të mëparshëm”-tha Igor Ivanov, menaxher në objekt gastronomik.

Humbjet për objektet gastronomike janë me dhjetëra mijëra euro. Prandaj pronarët kërkojnë që në radhë të parë shërbimet e inspektimit të jenë më tolerant në lidhje me respektimin e masave.

Arritëm në fillimin e hapjes së objekteve gastronomike, por rregullorja është shumë specifike. Sipas meje dhe pronarëve të tjerë të objekteve gastronomike është shumë e vështirë për tu praktikuar në këto kushte që i kemi tani”-pohoi Antonio Naumoski – pronar i objektit gastronomik.

Në disa lokale nuk u respektuan rekomandimet për punë. Disa nga kamerierët dhe banakierët nuk mbanin maska mbrojtëse dhe doreza, maska nuk mbanin as mysafirët, ndërsa në tavolina të caktuara ishin të ulur një numër më i madh njerëzish./Miki Trajkovski