Shumë zj*arre aktive në vend

Vendi vazhdon të jetë i përfshirë nga zj*arre aktive, por aktualisht rre*ziku nuk kanos drejtpërdrejt banorët e fshatrave të cilat janë në afërsi të vatrave të zj*arrit. Nga Qendra për menaxhim me kr*izat njoftojnë se gjatë orëve të kaluara kanë arritur të vendosin nën kontroll zj*arrin në rajonin e Dellçevës në afërsi të fshatit Istevniku i Ri, të shuajnë zj*arrin në Shtip afër fshatrave Sellcë dhe Dragovec. Ndërsa në orët e mëngjesit në Velushinë të Manastirit është aktivizuar zj*arr dhe ende nuk është lokalizuar plotësisht.

Nga QMK njoftojnë se zj*arre aktive ka në rajonin e Pehçevës në fshatin Budinarci, në Saraj të Shkupit, mes fshatrave Rahoviq, Bukoviq dhe Llaskarcë. Po ashtu edhe në Petrovec në vendin e quajtur Krushje, di*gjen pyje të përziera. Zj*arri i shkaktuar mbrëmë në Nagoripçan të vjetër mes fshatrave Drenjak, Zhublinjë dhe Alincë, mbetet aktiv. Aktiv mbetet edhe zj*arri në rajonin e Prilepit në Fshatin Toplicë dhe atë në tre lokacione.

Zj*arre të tjera nuk ka, për momentin është paraqitur një zj*arr në Rosoman të Kavadarit, në afërsi të motelit Drenovë. Në terren janë ekipe të zjarrfikësve të Kavadarit dhe nëpunës të policisë. Komunikacioni në këtë rrugë zhvillohet rrjedhshëm dhe nuk ka ndërprerje. Jemi duke përcjellur situatën”, tha Marija Millkova, QMK.
Ndërkohë nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se mbrëmë, në Dibër, kanë arr*estuar edhe një person 60 vjeçar, i dyshuar për shkaktimin e zj*arrit në pyje. Ndërsa nga QMK thonë se temperaturat e lartë gjatë ditëve në vijim, vazhdojnë të jenë rre*zik shtesë që zj*arret të zgjerohen më shumë por edhe të shkaktohen zj*arre të reja.

Andaj shtojnë që masa parandaluese më të mira kundër zj*arrit janë ndalimi i shëtitjeve nëpër pyje, të mos hidhen bishtat e cigareve dhe të bëhet kujdes maksimal. Nga QMK e prezantuan edhe Sistemin e ri NIKS, i cili është sistem i posaçëm për komandimin në situata urgjente. Me këtë sistem anëtarët e QMK-së, përmes një ekrani do t’i kontrollojnë të gjitha të dhënat, do t’i shohin se në cilat vende ka zj*arre aktive dhe cili është intensiteti i tyre. Po ashtu do të mund të shohin ku është shuar zja*rri, ku ka rre*ziqe për riaktivizim si dhe informata të tjera.