Shumë zanate të vjetra janë drejt shuarjes


Që nga 1990 deri më sot, është viti 2019 nuk është ofruar askush, apo të më pyesë “ Mjeshtër, a mund të vijë fëmija im të mësojë zanat?” A e kuptoni se për sa vite po flasim?- pohon Ilija Trajkovski, kapelabërës.

Si një ndër zanatçinjtë më të vjetër në Çarshinë e Shkupit, Ilija Trajkovski, flet me nostalgji për të shkuarën e Çarshisë, por me shqetësim për të ardhmen e saj, pasi të rinjtë nuk shfaqin aspak interes për mësimin e zanateve. Me pensionimin e tij, do të pensionohet edhe ky zanat, sepse nuk është ofruar askush që ta mësojë. Për këtë kapelë, çmimi e së cilës është rreth 20 euro, nevojiten 3-4 ditë, çmimi i saj u duket i lartë atyre që vijnë nga vendet e Ballkanit, por jo edhe atyre që vijnë nga vendet Evropiane. Ai thotë se dyqanet e zanatçinjve nuk kanë shumë klientë, por edhe ato vizita të rralla më së shumti i bëjnë turistët. Kuantiteti, thekson kapelabërësi Trajkovski, ngadalë po e zhduk cilësinë.

Ata që vijnë nga vendet perëndimore e kuptojnë shumë çfarë është biznesi privat dhe puna e dorës. Ata nuk bëjnë probleme për çmimet. Problemin e bëjnë vendet ballkanike. Sepse në shekullin 21 hyri në treg mall i tillë që neve na shkatërroi, ai është malli kinez, i cili është i prodhuar nga poliesteri apo fija sintetike”-tha Ilija Trajkovski, kapelebërës.

Trajkovski ankohet për përkrahjen institucionale ndaj zanatit të tij. Sipas tij në vendet perëndimore zanatçinjtë nuk paguajnë tatime, por marrin subvencione që të evitohet zhdukja e tyre. Aneta Atanasovska, nga Lidhja e Zanatçinjve thotë se një nga problemet me të cilat përballen zanatçinjtë, është ulja e kufirit të TVSH-së, nga 2 milion denarë në një milion denarë, ndryshim i cili si tatimpagues përfshinë edhe zanatçinjtë.

Kemi reaguar disa herë deri tek institucionet, shpresoj se do të gjejnë mundësinë për rritjen e kufirit të TVSH-së, sepse kështu zanatçinjtë përballen me problem, duhet të rrisin çmimet e produkteve të tyre dhe rrjedhimisht ulet numri i klientëve”-tha Aneta Atanasovska nga Lidhja e Zanatçinjve.

Me kalimin e viteve shumë zanate kanë mbetur pjesë e të së kaluarës, disa prej të cilave për shkak të ndryshimit të mënyrës së jetesës, të tillë janë: Kazanë bërësit, sandall bërësit, saraçët, batanije bërës e të tjerë.