Shumë ushtarë të KFOR-it të lënduar nga protestuesit serbë

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, pas vendosjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.
Protestuesit janë konfrontuar me pjesëtarët e KFOR-it pranë komunës në Zveçan.

Gjatë operacionit u dëgjuan shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.

Raportohet se ka të lënduar nga ushtarët e KFOR-it.

Policia e Kosovës nuk ka qenë e pranishme në momentin e intervenimit të KFOR-it kundër protestuesve serbë në Zveçan.