Shumë punëtorë mbetën pa punë gjatë vitit 2021

Shumë punëtorë mbetën pa punë gjatë vitit 2021, pritet që shkalla e varfërisë në vend të rritet edhe më shumë

Gjatë këtij viti 15 biznese janë mbyllur për shkak të pandemisë, papunësia do të rritë nivelin e varfërisë.

U bënë pothuajse dy vite që virusi korona po gjendet në mesin tonë.

E prezenca e këtij infeksioni, ka vështirësuar shumë funksionimin e zhvillimin e jetesës së qytetarëve.

Mbyllja totale në fillim e më pas edhe valët e njëpasnjëshme të Covid-19 çuan në masa të ndryshme nga ekzekutivi, të cilat nuk ishin pa pasoja.

Krejt këto ndikuan shumë edhe në ekonominë e vendit.

Madje vështirësitë me të cilat u përballen disa nga bizneset, i detyruan ato të ndalojnë krejtësisht veprimtarinë e tyre.

E, kjo ka lënë edhe shumë punëtorë pa punë.